Tetova: Duhet të bënim më mirë dhe kjo të bën të gabosh

- Bota Sot

Tetova: Duhet të bënim më mirë dhe kjo të bën të gabosh

Egnatia u mposht mbrëmjen e sotme në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Dinamo prej goditjeve të penalltive. Në përfundimin e kësaj përballjeje, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.

“Penalltitë kështu janë 50 me 50, shansi ishte me ata. Nuk e merituam kështu, ishim superiorë, shpërdoruam shumë raste. Ekipi meritonte më shumë, nuk është e thënë që në një finale të fitojë ekipi që luan më mirë. Duhet ta lemë pas krahëve këtë humbje sepse të hënë janë gjysmëfinalet. 

Mund të ishte edhe tension. Në pjesën e parë, lojtarët ishin të nxittuar tek korast dhe pasi i fundit. Pjesën e dytë e rregulluam. Në fund Dinamo ishte ngjeshur e gjitha në 25 metrat. 

Në momentin që kërkon fitoren, nuk doja ta çoja lojën me penallti. Çdo trajner e di pikën e dobët të skuadrës së tij. Është hera e tretë që humbim me penallti. I kemi punuar, por duhet të jemi të vëmendshëm. Rrezikova ta mbyllnim lojën brenda 120 minutave, por kjo nuk ndodhi. 

Skuadra ime në loje ka një identitet. Ishin doza emocioni më të tepërta. Duhet të bënim më mirë dhe kjo të bën të gabosh. 

Fernando ka një kontraktim në kofshë, e ka pasur edhe gjatë javës nuk besoj se është problem për të hënën.

Në gjysmëfinale ekipi do të jetë i përqëndruar, nuk jemi të mërzitur nga ajo që prodhoi skuadra. Shpresoj mos kemi fatin kundër. 

Dinamo po rrinte te 1/3 e vetë, po priste kundërsulmet. Nuk ishte e nevojshme të ndërroja mbrojtës. Sulmuesë nuk kishim më në dispozicion”, u shpreh Tetova. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot