Marc Casado rikthehet në stërvitje me Barcelonën

- Bota Sot

Marc Casado rikthehet në stërvitje me Barcelonën

Mesfushori spanjoll, Marc Casaro është rikthyer në stërvitje me Barcelonën.

Lojtari i ri spanjoll ishte lënduar gjatë muajit mars dhe mungoi në shumë ndeshje.

21-vjeçari tashmë është rikthyer në stërvitje individuale dhe pritet që të rikthehet në fushë para se të përfundojë sezoni aktual 2024/25.

Gjatë këtij sezoni në La Liga, Casado zhvilloi 23 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar një gol dhe tri asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot