Trajneri Arne Slot ka folur për të ardhmen e Harvey Elliotit në Liverpool.
Sloti u shpreh se edhe pse Ellioti është njëri prej atyre që nuk ka pasur kohë të mjaftueshme loje, më e rëndësishme është që njerëzit që janë aty të duan të qëndrojnë.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit që janë këtu të duan të qëndrojnë”, u shpreh trajneri.
“Harvey është një prej tyre që nuk ka pasur kohë të mjaftueshme loje siç e ka merituar, por është në konkurrencë me lojtarë të mirë dhe ishte i lënduar.
Kam qenë i sinqertë me të, para lëndimit të tij ai nuk ishte i njëjtë kur u rikthye, por muajt e fundit është rikthyer në atë nivel para tij. Muajt e fundit koha e tij është rritur më shumë, kështu që më pëlqeu më shumë tani sesa kur u rikthye për herë të parë nga lëndimi”.
Elliot aktualisht ka kontratë me Reds deri më 30 qershor të vitit 2027.