Guardiola trondit futbollin me deklaratën e fundit

- Bota Sot

Guardiola trondit futbollin me deklaratën e fundit

Pep Guardiola ka bërë një deklaratë të fortë, që ka tronditur botën e futbollit. Në një intervistë për ESPN, trajneri i Manchester City ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij pas vitit 2027, kur i skadon kontrata me “Citizens”, është larg fushës së blertë: “Pas skadimit të kontratës me City, do të ndalem. Jam i sigurt. Nuk e di nëse do të tërhiqem përfundimisht, por do të marr një pauzë”.

Sezoni i vështirë që po kalon skuadra e tij ka ndikuar dukshëm te tekniku spanjoll, i cili pranon se ka bërë edhe gabime:

“Ka qenë një vit i vështirë. Kam marrë vendime të gabuara, por kam mësuar shumë. Rënia jonë këtë sezon nuk ka vetëm një arsye, por është rezultat i shumë detajeve”.

Guardiola, që ka bërë histori me Barcelonën, Bayernin dhe Manchester City, ka reflektuar edhe mbi trashëgiminë që do të lërë pas:

“Vështirësitë janë pjesë e lojës.

Nuk mund të jetojmë me kujtimet e të tjerëve. Kur vdesim, na harrojnë shpejt, por shpresoj që tifozët e Barçës, Bayernit dhe City ta kenë shijuar futbollin e skuadrave të mia”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot