Gjobitet FC Prishtina

- Bota Sot

Gjobitet FC Prishtina

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 2 maj shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 31-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 24-t të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B, ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

Vendime:

FC “Prishtina“. Lëshim në organizmin e ndeshjes, tifozët vendas “Plisat“ kanë hedhur mjete pirotekinike (plasëse), në min 32,37, 38,40,51 prapa portës janë hedhur afërisht rreth 30 mjete të tilla dhe dy flakadane janë hedhur në fushë në zonën e 5 metershit, me ç’ rast është dëmtuar fusha. Sipas raportit zyrtar, xhirimit televiziv dhe fotove të siguruara nga delegatit të ndeshjes, Prishtina – Drita. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Lojtari i KF “Podujeva“, Mursel Abdullahu nr fanelle 14 dhe nr ID 002720M06. Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së juniorëve Podujeva – Top-Football pas ndeshjes ndëshkohet me karton të kuq direkt (Ofendim) . Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Trepça“, Aron Babaj nr fanelle 21 dhe nr ID042400M09. Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së kadetëve Trepça’89-Trepça ndëshkohet me karton të kuq direkt (goditje me brryl), Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Ron Mustafa nr fanelle 8 dhe nr ID011983M08. Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së kadetëve Ramiz Sadiku –Prishtina ndëshkohet me karton të kuq diekt (Ofendim). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i KFF “Vizioni” , Qerim Shaqiri në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të femrave KFF “Vizioni” – KFF “Deçani “, ankohej në disa raste të lojës, ofendoj dhe kërcënoj gjyqtaren kryesore, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Qerim Shaqiri ka publikuar një status në rrjetin e tij social “Facebook”, në të cilin ka tentuar të dëmtoj imazhin profesional të gjyqtares, duke përmendur emrin e saj dhe asistentes së dytë në këtë ndeshje.

Sipas raportit të gjyqtares kryesore të ndeshjes KFF “ Vizioni “ –KFF “Deçani.

I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm, njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë kryetar Metë Çeku..



Lexoni të gjitha në Bota Sot