United ia cakton çmimin Antonyt

- Bota Sot

United ia cakton çmimin Antonyt

Është zbuluar çmimi të cilin Manchester United ia ka vënë kartonit të Antony, me Atletico Madrid që tashmë i është bashkuar garës për transferimin e brazilianit. 

Betisi e transferoi Antonyn në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, me pritshmëritë se ai nuk do t’i shkëputë asnjëherë lidhjet me Unitedin në bazë të përhershme në afatin e ardhshëm kalimtar. 

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të rikthejnë disa nga 85 milionë eurot që shpenzuan për nënshkrimin e tij nga Ajaxi. 

Betisi thuhet se ka kërkuar një tjetër marrëveshje huazimi, por United dëshiron para në dorë. 

Sipas El Chiringuito, Atletico Madridi po konsideron një ofertë. Është raportuar se ‘Los Rojiblancos’ kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e tij dhe tashmë kanë kërkuar informacione për situatën e tij. 

Është raportuar se Unitedi do të kërkojë të paktën 40-50 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin. 

Ky çmim e bën atë si një opsion tejet të mundshëm për Atleticon, të cilët besojnë se 26-vjeçari do të përshtatej për mrekulli në sistemin e Diego Simeones.



Lexoni të gjitha në Bota Sot