Guardiola ka nevojë për pushim

- Bota Sot

Guardiola ka nevojë për pushim

Cila do të jetë e ardhmja e Pep Guardiolës pas përvojës së tij te Manchester City? Mund të jetë edhe larg futbollit.

Sezoni i vështirë i skuadrës angleze ka lënë gjurmë te trajneri spanjoll, i cili po vlerëson se cilën rrugë do të marrë pas vitit 2027, datë kur skadon kontrata e tij me “qytetarët”, megjithatë asnjë hipotezë nuk duhet përjashtuar.

“Pas përfundimit të kontratës me Sitin, do të ndalem. Jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse do të tërhiqem, por do të bëj një pushim”, shpjegoi Pep në një intervistë për ESPN.

Fjalë që rëndojnë në futbollin anglez e më gjerë, por që e bëjnë njeriun të reflektojë, aq sa Guardiola nuk i ka kursyer kritikat ndaj drejtuesve të tij.

“Ka qenë një vit i vështirë, kam bërë edhe zgjedhje të këqija, por kam mësuar shumë.

Nuk ka vetëm një arsye për rënien tonë, por shumë detaje.

Vështirësitë janë pjesë e lojës. Ne nuk mund të jetojmë duke menduar për kujtimin e të tjerëve. Kur vdesim, harrojmë shpejt.

Por shpresoj që tifozët e Barçës, Bayernit dhe Cityt të kenë shijuar duke parë ekipet e mia”, ka thënë mes të tjerash spanjolli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot