Kompany: Nuk bëj llogari sa pikë na duhen për titullin, dua të fitoj gjithmonë!

- Bota Sot

Kompany: Nuk bëj llogari sa pikë na duhen për titullin, dua të fitoj gjithmonë!

Titulli i 34-rt kampion i Gjermanisë është vetëm një formalitet për Bayernin e Mynihut, të cilit nesër në transfertën delikate të Lajpcigut i mjafton edhe një barazim për të nisur dushin me birra.

Të tilla llogari nuk bën Kompany, i cili në konferencën për shtyp tha:

“Nuk më duhet të bëj llogari se sa pikë na duhen pasi unë jam prej atyre që kur zbresin në fushë duan vetëm fitore. Ne do të shkojmë në Lajpcig vetëm për fitore”.

Një tjetër temë e konferencës për shtyp të blegut ishte edhe ajo mbi zgjedhjes që tashmë do të duhet të bëjë në portë. Manuel Nojer këtë javë është stërvitur me grupin dhe është mes lojtarëve që mund të luajnë.

Prezenca e numrit një nuk është e garantuar siç mund të ishte pak javë më parë pasi paraqitjet e Jonas Urbig kanë ardhur në rritje. “Nuk e kam vendosur akoma se kush do të jetë në portë.

Mendoj se do të jetë një vendim i momentit të fundit”, tha belgu, i cili la të kuptohej se Bajerni me të vërtetë shikon te Urbig pasardhësin idela të Manuel Nojeritt..



Lexoni të gjitha në Bota Sot