Interi mendon transferimin e dy madrilenëve

- Bota Sot

Interi mendon transferimin e dy madrilenëve

Inter ka filluar të bëjë lëvizjet e para për transferimet që ka në plan për merkaton e verës dhe ndër objektivat kryesorë janë dy lojtarë të Real Madridit: Arda Guler dhe Dani Ceballos.

Klubi zikaltër, i vendosur të ruajë statusin e tij konkurrues në Serie A dhe Champions League, beson se dy lojtarët në fjalë do t’i përshtateshin projektit të tyre sportiv dhe mund të sjellin cilësi dhe freski në një zonë të fushës që ka nevojë për rinovim.

Situata e Guler në kryeqytetin spanjoll nuk ka qenë ajo që ai priste. Edhe pse ka treguar shkëndija talenti në ato pak minutat që ka luajtur, progresi i tij është penguar nga konkurrenca brenda skuadrës së Real Madridit dhe Ancelotti nuk është se i ka dhënë besimin e nevojshëm që ai priste.

Ceballos, nga ana tjetër, po ashtu po përballet me një situatë të ngjashme. Andaluziani ka qenë një opsion dytësor në mesfushëm e “Los Blancos”, edhe pse ai gjithmonë është përgjigjur me përkushtim kur është thirrur, roli i tij nuk duket se shkon përtej atij të një zëvendësuesi të përkohshëm.

Interi i sheh si një mundësi të mirë afrimin e dy madrilenëve. Largimi i mundshëm i Mkhitaryan dhe pasiguria përreth Frattesit e bëjnë të nevojshme ndërhyrjen në mesfushë dhe dy lojtarët e Real Madridit duket se i përshtaten planit të klubit zikaltër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot