Cristiano Ronaldo i thotë “jo” Botërorit të Klubeve

- Bota Sot

Cristiano Ronaldo i thotë “jo” Botërorit të Klubeve

Cristiano Ronaldo ka vendosur të mos marrë pjesë në Botërorin e Klubeve 2025, që do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 32 skuadra pjesëmarrëse.

Ylli portugez ka refuzuar një ofertë të bujshme nga klubi arab Al Hilal, që kishte synuar ta kishte në radhët e veta për këtë turne të përkohshëm.

Ronaldo nuk ka pranuar të braktisë përkohësisht Al Nassr, skuadrën me të cilën ka kontratë dhe është në bisedime për një rinovim afatgjatë.

Nëse do të kishte pranuar ofertën, ai do të kishte përballuar një ndeshje me ish-ekipin e tij, Real Madrid, pasi të dy klubet janë vendosur në të njëjtin grup në këtë edicion historik të Botërorit të Klubeve.

Gjithashtu, është përgënjeshtruar edhe mundësia e kalimit të përkohshëm tek Al Ahly i Egjiptit, që do të përballet në grup me Inter Miami-n e Lionel Messit.

Një përballje mes dy legjendave të futbollit botëror do të kishte qenë padyshim një nga momentet më të pritura të turneut, por për momentin Ronaldo ka zgjedhur stabilitetin dhe besnikërinë ndaj klubit të tij aktual.



Lexoni të gjitha në Bota Sot