Saliu flet para derbit të madh me Bregallnicën

- Bota Sot

Saliu flet para derbit të madh me Bregallnicën

Kampionati i Ligës së dytë të Maqedonisë ka hyrë në katër javët e fundit të tij.

Katër javë të cilat do të jenë vendimtare për të vulosur verdiktet e këtij edicioni në Ligën e Dytë. Arsimi është pranë realizimit të ëndrrës së saj shumëvjecare, teksa gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, një më pak se Bashkimi i vendit të dytë, që çon direkt në Ligën e Parë. Makedonija GJP është e para me 57 pikë.

Verdhezinjtë nga Çegrani i Gostivarit luajnë të shtunën një përballje derbi me Bregallnicën e Shtipit (e katërta në renditje), ku kërkojnë ndihmën e tifozëve për t’i mposhtur.

Përpara këtij derbi për Open-TV ka folur trajneri Vildan Saliu. “Jemi duke u përgaditur në mënyrë intensive, atmosfera në ekip është e lartë, pasi që vijmë nga super rezultate në këtë gjysmëstinor.

Kemi punuar fortë si ekip, kemi qëndruar me këmbë në tokë dhe falë kësaj dhe angazhimit maksimal në çdo stërvitje të lojtarëve tanë, ne sot jemi në prag të realizimit të një ëndrre shumë vjeçare për klubin tonë dhe fshatin Çegran”, deklaroi trajneri i Arsimit, Vildan Saliu.

“Sigurishtë fundi kampionatit gjithmonë sjell telashe, ku janë lendimet, pezullimet e me radhë, të cilat janë pjesë përbërëse e futbollit, por për fat të mirë ne kemi vetëm një lëndim dhe lojtarët e pezulluar nga ndeshja e fundit na kthehen në formacion dhe 80% e lojtarëve që kanë mbajtë peshën në ekip janë në dispozicion”, bëri me dije strategu Saliu.

“Sa i përket ekipit të Bregallnicës kemi respekt, pasi kanë një tradit të futbollin vendor, mirëpo kësaj radhe në jemi të bindur dhe motivuar për t’i mposhtë dhe për tu afruar një hap ëndrrës së madhe që është inkuadrimi në ligën e pare”, shtoi ai.

“Sigurishtë që i ftojë të gjithë dashamirët e klubit tonë, adhuruesit e futbollit, që nesër, e shtunë, me fillim në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar, të vijnë të na përkrahin dhe të jeni lojtari jonë i 12-të. Publiku do të jetë një forcë shtytëse për ne dhe në fund të festojmë së bashku!

Me ndihmën e Zotit, Çegranin pas dhe angazhim maksimal në fushën e gjelbërt, fitorja do na takojë neve! Forca Arsimi 1973”, përfundoi trajneri i KF Arsimi, Vildan Saliu



Lexoni të gjitha në Bota Sot