Rayo Vallecano ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 1:0 ndaj Getafes, në takimin e javës së 34-të të Kampionatit të Spanjës.
Skuadrës nga Madridi i mjaftoi një gol për tre pikë.
Getafe nuk arriti të kthehet me një pikë nga Madridi.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë duke dhënë kontribut në fitoren e Vallacanos.
Futbollisti Lejeune (7) realizoi për fitoren e vendasve.
Djene i Getafes në minutën e 80-të u përjashtua me karton të kuq.
Vallecano renditet në vend të nëntë me 44 pikë e Getafe në të 12-tin me 39 sosh.