Pse rinovimi tani është një mundësi konkrete?

- Bota Sot

Pse rinovimi tani është një mundësi konkrete?

Ndryshimi i modulit të lojës së kuqezinjve e ka “rigjeneruar”.

Sezoni i Theo Hernandez ka qenë me ulje dhe ngritje, por kalimi i trajnerit Sérgio Conceição në skemën 3-4-3 i ka dhënë krahë mbrojtësit francez.

Që nga ajo ndeshje në Udine, kur u zbatua për herë të parë skema e re, Theo ka shfaqur një rritje të dukshme në paraqitje, veçanërisht në aspektin ofensiv, ku ka krijuar vazhdimisht rrezik për portën kundërshtare.

Një sinjal i rëndësishëm jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e tij me kuqezinjtë.

Rinovimi është më afër

Sipas “Gazzetta dello Sport”, rinovimi i kontratës së Theo nuk është më një ide e largët. Aktualisht ai është nën kontratë deri më 30 qershor 2026, ndërsa Milani i ka propozuar zgjatje deri në vitin 2028, me pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Nga ana tjetër, lojtari kërkon një vit më shumë dhe pagë rreth 6.5 milionë euro, pra 2.5 milionë më shumë se oferta aktuale. Edhe pse distanca mbetet, palët janë më të hapura për të negociuar, sidomos për shkak të formës së përmirësuar të lojtarit.

Statistikat e sezonit aktual

Pavarësisht momenteve të vështira, Theo ka qenë një titullar i padiskutueshëm për të dy trajnerët që kanë drejtuar Milanin këtë sezon.

Ai ka grumbulluar 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet (Serie A, Kupë, Champions League dhe Superkupë), duke shënuar 5 gola dhe dhënë 6 asistime. Në një moment ku shumë emra të rëndësishëm të Milanit janë në dyshim për të ardhmen, kthesa pozitive e Theo Hernandez është një sinjal optimist për projektin kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot