Java e 30-të në elitën e futbollit maqedonas nis të shtunën me ndeshjen FC Shkupi-Vardari.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe këtë herë, pavarësisht se të dyja skuadrat janë larg pretendimeve për pozitat e sipërme në renditje.
Aktualisht Vardari ndodhet në pozitën e 6-të me 35 pikë, vetëm një më shumë se FC Shkupi, që renditet në pozitën e 6-të.
Me fitore eventuale, “pëllumbat” do të zbrisnin një pozitë më poshtë rivalët e tyre të përjetshëm, të cilët në Çair i pret një atmosferë e zjarrtë, nëse ju referohemi ndeshjeve mes tyre në të kaluarën.
Kështu, aktorët e të dyja skuadrave nesër do të shijojnë atmosferë të vërtetë futbolli dhe kushte ideale për lojë, teksa për këtë është përkujdesur edhe vetë FFM, që ka zgjedhur një nga arbitrët më me autoritet për të ndarë drejtësinë.
Stojan Trpçevski është i përzgjedhuri i Komisionit të arbitrëve për ndeshjen FC Shkupi-Vardari, që do të startojë në ora 16:00.
Për Trpçevskin do të jetë kjo ndeshja e tij e 20-të që do e referojë këtë edicion, përfshirë këtu edhe dy ndeshje në kuadër të Kupës. Saktë 100 të verdhë ka treguar në 17 ndeshjet e deritanishme të Ligës së Parë, aty ku në dy raste ka treguar nga dy kartonë të verdhë, teksa në dy raste tjera ka ndëshkuar lojtarët direkt me të kuq.
Ndeshja e sotme, do të jetë vetëm e dyta për Trpçevskin që do i referojë FC Shkupit gjatë sezonit aktual, edhe atë në barazimin 0:0 në Manastir përballë Pelisterit, derisa Vardarit këtë edicion i ka referuar në 5 ndeshje.
4 disfata dhe vetëm një fitore për Vardarin, me arbitër Stojan Trpçevski, që në Ligën e Parë, referon që nga viti 2020.