Skuadra e futbollit Prishtina ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së sotme me Ballkanin e Therandës, që luhet në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja i takon javës së 32-të të Kampionatit të Kosovës.
“Biletat për ndeshjen kundër Ballkanit dalin në shitje prej orës 16:00 në ambientet e stadiumit Fadil Vokrri:
Lindje 2 €
Perëndim 3 €
VIP 5 €
Jug Plisat”, njofton FC Prishtina.
Ballkani renditet në vend të dytë me 57 pikë e Prishtina në të gjashtin me 40 sosh.