Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Darmstadt-it, në takimin e javës së 32-të të Bundesliga II.
Golat i realizuan Reis (23), Konigsdorffer (57), Selke (80) e Glatzel (90+5).
Futbollisti Emir Sahiti u paraqit nga minuta e 46-të në fitoren e thellë të Hamburgut.
Hamburgu merr kreun me 56 pikë po ka një ndeshje më shumë se Koln në pozitën e dytë me 54 pikë.
Darmstadt është në vend të 12-të me 39 pikë të mbledhura.
Hamburgu është afër elitës ku kan mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të garave.