Tifozët pushtojnë fushën, skuadra e Anis Mehmetit do të luajë në play-off

- Bota Sot

Tifozët pushtojnë fushën, skuadra e Anis Mehmetit do të luajë në play-off

Bristol Siti ka barazuar 2:2 përballë Preston, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Championship. Klubi ku luan Anis Mehmeti e mbylli si vend i gjashtë dhe do të marrë pjesë në “play-off” duke ëndërruar ngjitjen në Premier Ligë.

Mehmeti e ka humbur vendin e titullarit te Bristol Siti.

Sot u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë.

Dhe pse Bristol Siti ishte në disavantazhin e dy golave, ia dolën të shënonin dy herë për të mbajtur gjallë shpresën. Festa ishte e madhe pas vërshëllimës së fundit.

Tifozë të shumtë vërshuan në fushë, ndërsa kishin mësuar se do të ishin në “play-off” bashkë me Shefil, Sanderlend dhe Koventri.

Kjo është arritje për klubin e Bristolit, që nuk pretendonte ngjitjen në elitë para fillimit të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot