Asllani kreator i fitores së Interit, tre pikë larg Napolit

- Bota Sot

Asllani kreator i fitores së Interit, tre pikë larg Napolit

Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani, mban firmën e fitores së Interit me rezultat 1:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së 35-të në Serie A. 

Një fitore me peshë të madhe që Interin e afron tre pikë me liderin Napolin.

Asllani vulosi fatin e kësaj sfide.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ishte i saktë nga penalltia në minutën e 9-të.  

Napoli kryeson me 77 pikë, duke lënë pas Interin me 74 dhe Verona renditet në pozitën e 15-të me 32 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot