Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani, mban firmën e fitores së Interit me rezultat 1:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së 35-të në Serie A.
Një fitore me peshë të madhe që Interin e afron tre pikë me liderin Napolin.
Asllani vulosi fatin e kësaj sfide.
Reprezentuesi i Shqipërisë, ishte i saktë nga penalltia në minutën e 9-të.
Napoli kryeson me 77 pikë, duke lënë pas Interin me 74 dhe Verona renditet në pozitën e 15-të me 32 pikë.