Ramadani: Atmosfera është shumë e mirë, entuziaste dhe neser pritet reflektim në fushë

- Bota Sot

Ramadani: Atmosfera është shumë e mirë, entuziaste dhe neser pritet reflektim në fushë

Në ndeshjen e 32-të kampionale, FC Drita takohet me FC Llapin, të dielën në "Stadiumin Sintetik" në Gjilan.

Për këtë takim kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se nuk do të jetë aspak e lehtë edhe pse ka parandenjë të mirë pas serisë jo të mirë të rezultateve.

"Pas rezultateve jo të mira është ky momenti që kemi pas dhe ekipi ka reaguar dhe neve vazhdon të na interesoj objektivi jonë, tre pikëshi.

Nuk e kemi të lehtë, siç nuk është asnjë lojë. Jemi munduar që për këtë periudhë ta analizojmë kundërshtarin dhe ta rigjenerojmë ekipin, ta përgatisim për ndeshjen e radhës dhe i kuptoj edhe futbollistët se edhe këta nuk janë robot.

E kam parë një atmosferë që rrallë e kam parë në muajin prill dhe tani pres tani të dalim në fushë si na ka hije dhe në fund e shohim rezultatin", ka thënë Ramadani.

Trajneri foli edhe për lëndimet, nga të cilat FC Drita u goditnë muajin prill.

"Nëse marrim veç muajin prill ne kemi marr më së shumti humbje qoftë për Kupë apo kampionat dhe nga këto kemi marrë mësim që mos ti përsërisim këto gabime.

Jemi minus 5 lojtarë të formacionit bazë, të cilët u lënduan gjatë kampionatit dhe nuk arritën të zëvendësohen. ( Kastriot Selmani, Rron Broja, Blerim Krasniqi, Almir Ajzeraj, Mesa). Por, po kryesojmë jam i kënaqur vazhdojmë", tha trajner.

Megjithatë, trajneri, Ramadani tha se atmosfera është shumë e mirë, entuziaste dhe neser pritet reflektim në fushë.

Trajneri Ramadani tha se ndonëse kundërshtarët e nesërm kanë objektiva të ndryshme, kjo nuk përbënë ndonjë dallim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot