Al-Ahli ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë, për herë të parë në historinë e vet.
Ata arritën të mposhtën skuadrën japoneze, Kawasaki Frontale 2-0 me ndeshjen që u zhvillua në “King Abdullah Sports City” në Jeddah.
Golat i realizoi Galeno në minutën e 35-të dhe Kessie në minutën e 42-të.
Për këtë skuadër luan edhe futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski.
Pas këtij suksesi, Al-Ahli është kualifikuar në “FIFA Intercontinental Cup” si dhe do të luajnë në Botërorin e Klubeve që zhvillohet këtë verë.