Pas humbjes ndaj Strasbourg, trajneri i skuadrës pariziene, kampione e Francës, Luis Enrique, komentoi:
“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve që duan të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
E nisim ndeshjen me 4 lojtarë nga akademia, prandaj mendoj se kemi luajtur shumë mirë.
U vëmë në vështirësi, por duhet t’i uroj lojtarët.
Jam shumë krenar për të rinjtë, sepse treguan vlerat e tyre.
Nuk është e lehtë të luash kundër ekipit të Strasbourg, sepse ka shumë cilësi dhe përvojë. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por nuk arritëm rezultatin që donim. Tani duhet të rimarrim veten dhe të përqendrohemi te ndeshja e së mërkurës”.