Valmir Nafiu shënon eurogol, Ferizaj triumfon dhe bën hapin drejt Evropës

- Bota Sot

Valmir Nafiu shënon eurogol, Ferizaj triumfon dhe bën hapin drejt Evropës

Ferizaj ka importuar tre pikë të mëdha nga Theranda, për çka ia hap rrugën drejt Evropës.

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Suharekës, në takimin e javës së 32-të në Supelrigën e Kosovës. 

Humbje që Suharekës ia minimizon dukshëm shpresat për të mbetur në shoqërinë e më të mirëve.

Abdul i Ferizajt me kokë goditi bukur por traversa ia mohoi golin në minutën e 18-të.

Në minutën e 58-të, Valmiu Nafiu i Ferizajt ka shënuar eurogol nga rreth 25 metra në këndin e epërm të djathtë, 0:1 për Ferizajn.

Në minutën e 78-të Fitim Susuri nga rreth 15 metra me goditje të saktë ka shënuar në këndin e majtë, 1:1.

Në minutën e 83-të Musulin me kokë shënoi nga 11-12 metra në këndin e psohtëm të djathtë, 1:2 për Ferizajn.

Ferizaj renditet në vend të katërt me 48 pikë sa ka edhe Malisheva në pozitën e tretë.

Suhareka është në pozitën e parafundit (i nënti) me 33 piikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot