Treshja sulmit Lamine Yamal, Robert Lewandowski dhe Raphinha, kanë shkëlqyer gjatë gjithë sezonit, por Toni Kroos, beson se një tjetër lojtar është kryesori te Barcelona.
Pavarësisht se këta të tre kryesojnë shanset aktuale për Topin e Artë, Kroos beson që Pedri është lojtari kryesor i Barcelonës.
“Pedri është më i miri në botë në pozicionin e tij. Për mua, një lojtar si Pedri është më i rëndësishëm se Lamine Yamal, Raphinha ose Lewandowski. Ata janë ata që vendosin rezultatin e ndeshjeve”.
“Pedri është një lojtar që të mungon kur nuk luan, pavarësisht se kundër kujt luan. Ai nuk shënon vetëm gola, nuk jep vetëm asiste. Ai ofron zgjidhje”.
“E kam parë se çfarë po bën Pedri këtë sezon dhe vetëm në Ligën e Kampionëve, ai po i tejkalon kundërshtarët e tij në çdo ndeshje!”, deklaroi ai për podcastin e tij “Einfach mal Luppen”.
Barcelona këtë javë e luan kthyese ndaj Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku e para u mbyll 2-2.