Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka lansuar të hënën përmes platformës e-Kosova thirrjen publike për përkrahje financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese, në vlerë prej 5,000,000 euro, raporton Eo.
“Qëllimi është që t’i njoftojmë bizneset se MINT, përmes KIESA-s, sot ka lansuar përmes platformës e-Kosova thirrjen publike për përkrahje financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese, në vlerë prej 5,000,000 euro.
Qëllimi është të ndihmojmë ndërmarrjet që të kontribuojnë në rritjen e prodhimit dhe pjesëmarrjes në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Synojmë që të rrisim punësimin e qëndrueshëm. Përparësi kanë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.” tha ajo.