Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti sot në takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Faton Alija, dhe komandantin e Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka. Me këtë rast u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Kryerjen e Shërbimeve Postare ndërmjet Komunës së Dragashit, Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të bëhet pranim/përpunimi i e-Tiketave (gjobave) dhe shpërndarja përmes shërbimit postar të veçantë me Lajmërim Marrje (LM), me përmbajtje gjoba nga trafiku rrugor të shqiptuara nga Policia e Kosovës për shkeljen e rregullave të komunikacionit rrugor në territorin administrativ të Komunës së Dragashit, duke i dorëzuar ato në adresën e marrësve/në adresën sipas shënimit në zarfin nga Policia e Kosovës”.