Mbrojtësi rikthehet pas dëmtimit të gjatë

- Bota Sot

Mbrojtësi rikthehet pas dëmtimit të gjatë

Te Juventus kanë marrë lajmin e mirë.

Mbrojtësi Gleison Bremer është gati të rikthehet në dispozicion të trajnerit Igor Tudor edhe pse ende jo për ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Mbrojtësi brazilian synon të jetë gati për Kupën e Botës për klube, turne që nis pas një muaj në Amerikë. Bremer, i cili u ndal në fillim të sezonit nga këputja e ligamenteve në gjurin e majtë, vazhdon programin e tij të rikuperimit.

Por, më në fund ai është rikthyer në stërvitje duke veshur këpucët e futbollit. Ai e tregoi vetë në një postim në rrjetet sociale, duke filmuar gjithashtu veten duke u stërvitur për të forcuar muskujt e gjymtyrës së lënduar.

Kthimi me kohë të plotë i Bremer është qartësisht i vendosur për fillimin e sezonit të ardhshëm, por ai dëshiron të jetë me ekipin me çdo kusht kur të fillojë kupa e re botërore e FIFA-s. Ndoshta jo për të luajtur por për të qenë pranë shokëve të ekipit.

Ai është një lider i vërtetë i mbrojtjes mbi të cilin mund të rindërtohet një repart që po luan momentin kyç të vitit me dy lojtarë të mbërritur në janar (Veiga dhe Kelly) dhe një të huazuar (Kalulu).



Lexoni të gjitha në Bota Sot