Aguero: PSG, kundërshtar i çuditshëm

- Bota Sot

Aguero: PSG, kundërshtar i çuditshëm

“PSG është një kundërshtar i çuditshëm”. Sergio Agüero dha një përkufizim mjaft të veçantë për skuadrën pariziene gjatë një interviste për gazetën “L’Équipe”, në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions League ndaj Arsenalit.

“Kur luanim kundër tyre, duhej të ishim shumë të kujdesshëm.

Nëse të gjithë sulmuesit e tyre ishin në 100%, bëhej vërtet e vështirë.

E dinim që parizienët vuanin gjithmonë kur ne kishim topin dhe luanim në gjysmën e tyre të fushës, – kujton Kun, duke iu referuar dy përballjeve në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së (në çerekfinalet e vitit 2016 dhe në gjysmëfinalet e vitit 2021).

– Qëllimi ynë ishte të insistonim, të shkonim përpara sa më shumë që të ishte e mundur. PSG ishte një kundërshtar mjaft i vështirë, sepse ndaj tij nuk e dije kurrë çfarë mund të ndodhte. Mund të të shënonin 4 gola, ose mund të shënoje ti 4 gola, pa e kuptuar pse, pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur. Është çështje mendore dhe kjo varet nga çdo skuadër”.

Kujtimi i tij më i keq kundër një skuadre franceze për të është shumë i lehtë për t’u gjetur: eliminimi i Manchester City nga Monaco i Kylian Mbappé në vitin 2017: “Ky ishte viti kur Mbappé shpërtheu në skenën botërore.

Është një kujtim negative për mua, por me Guardiolën arritëm të merrinm forca nga ai episod dhe të vazhdonim rritjen. Kështu, me kalimin e kohës, klubi arriti të fitonte edhe në këtë kompeticion”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot