Mourinho: Nuk ka fjalë

- Bota Sot

Mourinho: Nuk ka fjalë

Ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka kujtuar emocionet e jashtëzakonshme të gjysmëfinales së Champions League kundër Barcelonës në vitin 2010, kur skuadra e tij ishte në rrugën drejt fitimit të Tripletës historike.

Në një deklaratë për “Marca”, Mourinho u shpreh: “Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi.

Ndjesia që përjetuam në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë dhe që do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tona.

Nuk mund të kishte qenë më epike.”

Portugezi kujtoi me krenari ndeshjen e parë në “San Siro”, ku Interi fitoi 3-1 ndaj Barcelonës: “Ajo ndeshje në Milano ishte perfekte, dhe pastaj erdhi sfida në ‘Camp Nou’, një tjetër moment historik.”

Kjo përballje mbetet një nga momentet më të paharrueshme në historinë e klubit zikaltër, që në atë sezon shkroi historinë me fitoren e kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot