Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi në fundin e këtij sezoni.
Nëse gjëra nuk do të ndryshojnë, në rastin më të mirë, shqiptari do të largohet në formë huazimi nga zikaltërit, nëse jo të shitet kartoni i tij.
Tani janë dy ekipe që kanë dalë në skenë për të. Bournemouth dhe Fiorentina janë interesuar për të, ndërsa padyshim goli i fundit i shënuar me Veronën ose më saktë ndeshja e mirë e zhvilluar së fundmi dhe të tjera performanca pozitive, do t’i jepnin më shumë pikë për një transferim të mirë në verë.
Ndoshta në këto momente Anglia nuk do të ishte zgjidhja ideale për të duke njohur anën fizike të Asllanit, por përpara se të mbërrijmë deri këtu, duhet të shohim fillimisht vendimin e drejtuesëve zikaltër.