Arsimi dhe Bashkimi bëjnë hapin tjetër drejt elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Arsimi dhe Bashkimi bëjnë hapin tjetër drejt elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut

Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës sot kanë arritur pikë të plota duke përforcuar edhe më shumë hapin drejt elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Arsimi ka shënuar fitore në Veles me rezultat 4:2 ndaj Borecit, ndërsa Bashkimi i Kumanovës ngadhënjeu me 1;0 në Gjevgjeli ndaj Kozhuvit. 

Pas javës së 28-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, Makedonija GP kryeson me 63 pikë, pasojnë me Arsimi 61, Bashkimi 60, Bregallnica 55 pikë etj.

Java e 28-të

Boreci – Arsimi 2:4
Bregallnica – Bellasica 1:0
Detonit – Ohri 3:2
Skopje – Pobeda 0:0
Kozhuvi – Bashkimi 1:2
Osogovo – Novaci 2:0
Vardari (N) – Makedonija GP 0:1
Vardarski – Sasa 1:4



Lexoni të gjitha në Bota Sot