Inter dhe Barcelona do përballen sonte në “San Siro” në gjysmëfinalen e kthimit për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finalen e madhe të Champions League.
Përballja e para një jave mes dy ekipeve ishte spektakolare, përfundoi në barazim 3-3.
Për zikaltrit mungon Benjamin Pavard, francezi nuk ka arritur dot të rikuperohet në kohë për sfidën e sotme.
Ndërsa Lautaro Martinez do e nisë nga minuta e parë. Për katalanasit mungojnë Jules Kounde dhe Alejandro Balde, të dy të dëmtuar, ndërsa Robert Lewandowski gjendet në stol.
INTER: Sommer, Dumfries, Bissek, Acerbi, Bastoni, Dimarco, Barella, Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Martinez, Thuram.
BARCELONA: Szczęsny; Martin, Iñigo, Cubarsí, Eric; Pedri, De Jong, Olmo; Raphinha, Ferran, Lamine Yamal.