Futbolli i Kosovës u trondit pas një duelit në ajër që ndodhi sot në ndeshjen Gjilani - Malisheva, futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, u përplas me portierin e ekipit kundërshtar, Ilir Avdyli.
Goditja ishte e rëndë për 23-vjeçarin, që ra në tokë pothuajse pa ndjenja.
I menjëhershëm ishte reagimi i ekipit mjekësor, që u fut në fushën e blertë më autoambulancë, për ta dërguar Bilallin me urgjencë në spital.
Mesfushori u raportua të ketë pësuar gjakderdhje të brendshme, teksa për gjendjen e tij shëndetësore është deklaruar edhe mjeku emergjent në QKUK, Naser Syla.
“Është pranuar te ne në Qendrën Emergjente rreth orës 19:00, ku edhe është duke u trajtuar.
Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin, por e rëndë.
Ai është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik”, u shpreh Syla.