Përplasje mes vëllezërve në Rahovec – njëri përfundon në ndalim

- Gazeta e Prizrenit

Përplasje mes vëllezërve në Rahovec – njëri përfundon në ndalim

Në Rahovec ka ndodhur një përplasje mes dy vëllezërve.

Burime të Gazetës Sinjali mësojnë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale, që ka degraduar në sulm fizik, ku njëri nga vëllezërit ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar palët në stacion, ku pas intervistimit dhe mbledhjes së deklaratave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh.


Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po trajtohet si dhunë në familje, ndërsa hetimet janë në vijim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit