Ish - sekretari i përgjithshëm i FSHF-së zgjidhet si delegat i UEFA-s në ndeshjen PSG - Arsenal

- Bota Sot

Ish - sekretari i përgjithshëm i FSHF-së zgjidhet si delegat i UEFA-s në ndeshjen PSG - Arsenal

Eduard Dervishaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktualisht me një rol drejtues në Federatën Spanjolle të Futbollit është një figurë e njohur në futbollin evropian. 

Ai do jetë delegat i UEFA-s në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Arsenalit që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Parc des Princes”.

Dervishaj ka shërbyer si delegat i UEFA-s edhe në ndeshje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë sfidën mes PSG-së dhe Liverpulit në vitin 2018, por edhe në ndeshjen Lacio-Bajern Mynih në shkurt 2024.

Mbrëmë u bë e ditur që ai si drejtuesi i ri për shtetin iberik, do të merret me organizimin e Kupës së Botës së 24-t, që Spanja, Portugalia dhe Maroku do të presin në vitin 2030.

Përsa i përket sfidës së kthimit, “Topçinjtë” duhet të përmbysin disavantazhin 1-0 nga ndeshja e parë për të siguruar një vend në finalen kundër Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot