Mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja tjetër e Champions League.
Duel ky që do të zhvillohet në Paris dhe vë përballë 2 ekipe mjaft interesante.
PSG-ja pret Arsenalin, me sfidën që do të startojë në orën 21:00.
Një 90-të minutësh spektakolar pritet të jetë mes skuadrave që synimin kryesorë kanë fitoren dhe kalimin në finalen e madhe.
Dueli i parë mes tyre i zhvillua në Londër përfundoi me fitoren e skuadrës së Luis Enriques me shifrat 1-0.
Mbrëmjen e sotme në Paris “djemtë” e Mikel Artetës do të tentojnë përmbysjen për të prekur finalen e madhe, aty ku i pret Ineri.
Me zikaltërtit që mes spektaklit mposhtën Barcelonën me shifrat 4-3.