Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, dhe skuadra e tij, Inter është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Asllani mbrëmë nuk luajti asnjë minutë ndaj Barcelonës, në fitoren e çmendur 4:3.
Por, Asllani siguroi finalen e madhe dhe kjo është hera e dytë në karrierën e tij si lojtar.
Mesfushori kuqezi ishte kualifikuar në finale edhe para dy vjetëve, por humbi ndaj Manchester Cityt.
Inter sonte mëson edhe kundërshtarin e finales së madhe që zhvillohet në “Allianz Arena” më Mynih të Gjermanisë. Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes PSG-së dhe Arsenalit, e përcakton edhe finalisitin e dytë.