Po sikur të jetë radha e Sommer?

- Bota Sot

Po sikur të jetë radha e Sommer?

Në një ndeshje të mbushur me momente të paharrueshme dhe heronj të shumtë, nga goli i çmendur i Acerbit, te sakrifica e Thuram e zemra e Lautaros, për shumëkënd, protagonisti absolut i spektaklit epik mes Interit dhe Barcelonës ishte vetëm një: Yann Sommer.

Portieri 36-vjeçar zviceran kreu një sërë pritjesh spektakolare që i hapën Interit rrugën drejt finales në Mynih. Ajo më e bujshmja, në fund të ndeshjes, ndaj goditjes së majtë të Lamine Yamal, duke lënë pa fjalë gjithë “San Siron”.

Një tjetër pritje e pabesueshme erdhi ndaj Eric Garcia-s, në një situatë me portën thuajse bosh.

Për Marca, këto janë ndërhyrje që, nëse finalja përfundon me fitoren e Interit, mund t’i hapin rrugë një ëndrre të papritur: Topi i Artë për Yann Sommer. Në një vit pa një favorit të qartë, pyet gazeta spanjolle, a ka ardhur momenti që një portier të rrëmbejë çmimin më të madh individual?

Deri më tani, vetëm legjenda sovjetike Lev Yashin ka fituar Topin e Artë si portier. Të tjerë të mëdhenj si Dino Zoff (i dyti në 1973), Gigi Buffon (i dyti në 2006), Oliver Kahn dhe Manuel Neuer nuk ia dolën, duke u renditur vetëm në podium.



Lexoni të gjitha në Bota Sot