Shkëndija mund të mbyllë garën për titull

- Bota Sot

Shkëndija mund të mbyllë garën për titull

Të mërkurën (sot) Shkëndija mund të mbyllë garën për titull, pasi fitorja eventuale na jep titullin e 5 kampion në historinë e klubit.

Ekipi duket i koncentruar në maksimum, për të kryer detyrën që nesër dhe dy xhirot e fundit t’i presë në mënyrë festive.

Por, detyra të mërkurën nuk do të jetë fare e lehtë, përballë Rabotniçkit që në pjesë të sezonit ishte lider dhe konkurent për titullin, tashmë gati se ekip i sigurtë që bashkë me Shkëndijën dhe Sileksin do të përfaqësojë vendin në Kupat e Evropës.

Para ndeshjes së ditës së mërkurë, në takimin me media foli kapiteni i skuadrës, Besart Ibraimi.

Përballja Shkëndija-Rabotniçki luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00.

…Një fitore larg titullit…

Besart Ibraimi: “Të gjithë ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, jemi përgatitur maksimalisht dhe me fitore nesër edhe matematikisht do të jemi kampionë. Në jemi të gatshëm për lojën e nesërme.”

…presioni i objektivit…

Besart Ibraimi: Këtu në Shkëndijë gjithmonë ka presion dhe është vështirë në çdo moment me presionin që kemi të japim atë që mundëmi dhe që pret publiku. Jemi të vetëdishëm se me dy rezultatet e fundit janë të dëshpërruar, por unë besoj se nesër ta fitojmë ndeshjen, të shpallemi kampion dhe të gëzojmë gjithë publikun.”

…Besarti para titullit të 7 personal…

Besart Ibraimi: “Të them të drejtën kam emocion, por kur e mendoj se të gjithë tifozët, “Ballistët” i kanë sytë ka ne, atëherë mundohem të fokusohem në maksimum dhe bashkë me bashkëlojtarët të bëjmë të mundur t’i gëzojmë dhe në fund ta festojmë titullin së bashku.”

…publiku kishte pritur më herët titullin…

Besart Ibraimi: “Po e kuptueshme, por si kanë pritur të gjithë edhe ne kemi pritur me herët ta kishim siguruar titullin. Por besoj se nesër do të jetë qershia mbi tortë dhe do të jetë më e ëmbël festa.”

…tituli dedekikim për?…

Besart Ibraimi: Njëherë ta fitojmë titullin. Sigurisht se do ishte dedikim për familjen time që më kanë përkrah në çdo moment, pastaj Tetovës, “Ballistëve” dhe gjithë atyre që u gëzohen sukseseve të Shkëndijës.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot