Yann Sommer ishte lojtari i ndeshjes në përballjen e çmendur mes Interit dhe Barcelonës.
Portieri zviceran i siguroi zikaltërve finalen falë pritjeve të tij. Gardiani i Interit ka thënë pas ndeshjes në intervistën e dhënë për emisionin “Golazo” në “CBS Sports” se e kishte studiuar mënyrën e goditjeve të Jamalit, çka e ndihmoi t’i mohonte disa herë golin talentit të Barcelonës.
“Pamë shumë situata përpara ndeshjes kur ai hyn nga brenda, ka topin prënë këmbës dhe godet shpejt. Ishte pritja më e rëndësishme.
Jam shumë i gëzuar që e prita, sepse na dha më shumë besim për 8 minutat e mbetura të ndeshjes. Ishte një ndeshje e fortë. Kam punuar fort për këto momente, për këto situata, për të qenë në një klub si ky”, ka deklaruar Jan Sommer./