Barcelona është eliminuar nga Champions League. Katalanasit kanë humbur nga Interi dhe nuk kanë arritur dot të mbajnë avantazhin, pavarësisht se në minutat e fundit po kryesonin, por goli i Acerbit prishi të gjitha planet.
Djali i Johan Cruyff, Jordi, komentator i Movistar, nuk i ka fshehur komplimentet dhe duartrokitjet për Hansi Flick.
“Nëse babai im do të zgjidhte një mënyrë për të luajtur futboll, do të ishte ajo e Hansi Flick.
Dhe nëse humbet, mund të humbasësh me nder dhe pasi ke luajtur një futboll të vërtetë, pasi ke dhënë spektakël futbolli”, tha Jordi.