Musiala rikthehet në stërvitje

- Bota Sot

Musiala rikthehet në stërvitje

Lajme të mira kanë zbarkuar ditën e sotme në kampin e Bayern Munich.

Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë prej më shumë se një muaji dhe është gati të rikthehet në fushë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Në fotografi shihet ylli i skuadrës i rikthyer në fushat stërvitore të klubit bashkë me pjesën tjetër të grupit.

Me shumë gjasa, Jamal Musiala do të rikthehet në fushën e lojës në sfidën e radhës në kampionat ndaj Monchengladbach. 22-vjeçari gjerman pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Augsburgut në kampionat, duke humbur shumë duele të rëndësishme, përfshirë ato me Interin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot