E ndjekin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

- Bota Sot

E ndjekin Austria dhe Kosova, po pret vetëm thirrjen e Shqipërisë!

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të eliminatoreve të kampionatit Botëror 2026 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” në datën 7 qershor dhe më pas në datën 10 qershor kuqezinjtë do të kenë edhe ndeshjen e katërt të grupit, atë ndaj Letonisë në fushën e këtyre të fundit. Djemtë e Sylvinhos kanë një humbje në Angli dhe një fitore ndaj Andorrës në Tiranë.

Ka shumë kuriozitet mbi listën kuqezi për lojtarët që do të grumbullohen, kjo nisur edhe nga dy sfidat delikate kuqezi dhe që mund të ndikojnë në fatet e grupit.

Shumë emra në listë, por edhe nga ata që presin me padurim një thirrje kuqezi dhe pse mund të jenë të tunduar nga ftesa të tjera. Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht Telesport, një emër mbi të gjitha: Dardan Shabanhaxhaj, shjruan Telesporti.

Duke parë emrin kuptohet qartë origjina e sulmuesit 24 vjeçar që aktivizohet në kampionatin rus të futbollit, me ekipin e Mirlind Dakut, Rubin Kazan. Dardani është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Austri dhe ka pasaportën e këtij vendi, përveç se kombësinë kosovare. i rritur profesionalisht në Austri te GAK dhe Sturm Graz, më pas kalimi në Slloveni te Mura i dha edhe mundësinë të konfirmohej deri sa erdhi trampolina në Rusi te Rubin Kazan, një transferim 1.2 mln euro.

Aktualisht sulmuesi shqiptar, që mund të bëjë disa pozicione në fushë, si qendër, i majtë por edhe si mesfushor sulmues, ka shënuar këtë sezon 5 gola dhe 2 asist, duke u aktivizuar në 28 ndeshje. Ai ka luajtur edhe dy ndeshje te Austria U-21, teksa më herët në moshë më të re u aktivizua nga Kosova U-16.

Dardani pret thirrjen e Shqipërisë dhe nuk ka marrë parasysh asnjë kombëtare tjetër, ku sytë e Kosovës gjithashtu janë te sulmuesi, ashtu sikurse edhe Austria ndjek me kujdes ecurinë e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot