Xavi: Dua të rikthehem

- Bota Sot

Xavi: Dua të rikthehem

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron të rikthehet në punë pas një pushimi të gjatë që nga viti 2024.

Xavi në qershor të vitit të kaluar e mbylli kapitullin e tij me Barcelonën.

Që nga ajo ditë, Xavi ka qenë papunë dhe tashmë ka shprehur interesim të rikthehet në këtë zanat.

Gjatë një interviste për “The Athletic”, ish-lojtari spanjoll ka preferuar Premier Leaguen si punë të ardhshme.

“Dua të rikthehem të punoj si trajner. Më pëlqejnë projektet e mira. Diku ku mund të punoni katër vjet dhe të bëni diçka të madhe. Dua të punoj në Premier League”, u shpreh Xavi

45-vjeçari punën si trajner fillimisht e nisi në ekipin Al Sadd, nga viti 2019 deri në 2021.



Lexoni të gjitha në Bota Sot