Parlamenti i Ukrainës ratifikoi të enjten një marrëveshje partneriteti minerar dhe ekonomik të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar, duke hapur rrugën për investime të përbashkëta në përpjekjet e rindërtimit pas luftës.
Ligjvënësi ukrainas Yaroslav Zheleznyak njoftoi në Telegram se Verkhovna Rada e miratoi marrëveshjen me 338 vota pro dhe asnjë kundër.
Marrëveshja, e nënshkruar më 30 prill në Uashington, D.C., vjen pas muajsh negociatash të vështira dhe një shkëmbimi të nxehtë në Zyrën Ovale në shkurt midis zyrtarëve nga të dy vendet.
Sipas marrëveshjes, Kievi dhe Uashingtoni do të krijojnë një fond të përbashkët investimesh, i cili do të financohet pjesërisht nga të ardhurat nga sektori i nxjerrjes së burimeve natyrore të Ukrainës.