Banka e Anglisë ul normat e interesit në 4.25%

- Bota Sot

Banka e Anglisë ul normat e interesit në 4.25%

Banka e Anglisë ka ulur normat e interesit në Mbretërinë e Bashkuar me një çerek përqindje, raporton The Guardian.

Ky vendim, që përputhet me pritjet e tregjeve financiare, e ul normën bazë në 4.25%, niveli më i ulët në rreth dy vitet e fundit.

Duke shpallur vendimin e sotëm për uljen e normave të interesit, Banka e Anglisë paralajmëron se lufta tregtare e nisur nga Donald Trump rrezikon të dëmtojë rritjen globale.

“Pasiguria rreth politikave globale tregtare është intensifikuar që prej vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara dhe masave të marra si përgjigje nga disa prej partnerëve të saj tregtarë.

Si pasojë, ka pasur paqëndrueshmëri në tregjet financiare, dhe normat e politikës të sugjeruara nga tregjet janë ulur. Perspektivat për rritjen globale janë dobësuar si rezultat i kësaj pasigurie dhe njoftimeve të reja për tarifa, megjithatë ndikimet negative në rritjen dhe inflacionin e Mbretërisë së Bashkuar priten të jenë më të vogla”, thotë Banka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot