Marquez për Inter-Barça: Ishte e mbaruar

- Bota Sot

Marquez për Inter-Barça: Ishte e mbaruar

Në prag të GP të Francës në Le Mans, Marc Marquez iu rikthye ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.

Piloti i MotoGP ka shprehur zhgënjimin e tij për eliminimin e Barçës nga kompeticioni më i mirë evropian. Tetë herë kampioni i botës e krahasoi përfundimin negativ të Blaugranës me një rënie në pistë.

Marc Marquez, në intervistën e tij për Sky Sport para fillimit të MotoGP-së franceze, foli për humbjen 4-3 të Barcelonës në San Siro.

Piloti i Ducatit u ndal në fundin e ndeshjes në të cilën katalanasit përmbysën epërsinë fillestare 2-0 të Interit, por më pas pësuan golin e barazimit nga Acerbi, përpara golit të Frattesit në shtesë.

Marquez përdori një krahasim me sportin e tij për të dhënë mendimin për atë që ndodhi: “U bë, por në xhiron e fundit humbëm pjesën e përparme”.

Piloti, i dyti në renditjen e Kampionatit Botëror, një pikë pas vëllait të tij, Aleksit, e përfundoi komentin e tij të shkurtër kështu: “Ishte një ndeshje e shkëlqyer, gjithsesi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot