Presidenti i PSG: Na mungon dhe një ndeshje

- Bota Sot

Presidenti i PSG: Na mungon dhe një ndeshje

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur entuziazmin dhe besimin e tij për finalen e shumëpritur të Champions League kundër Interit, duke theksuar vendosmërinë e klubit për të bërë histori.

“Na mungon edhe një ndeshje … nuk kemi përfunduar ende,” tha Al-Khelaifi për CBS Sports, duke lënë të kuptohet se fokusi i ekipit është maksimal drejt sfidës përfundimtare.

“Besojmë te trajneri ynë dhe te lojtarët tanë: te talentet tona, të rinj dhe të uritur për sukses. Luftojnë për skuadrën, japin gjithçka për fanellën, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme – për qytetin, për klubin.”

Në të njëjtën linjë me presidentin, trajneri Luis Enrique konfirmoi se objektivi i PSG-së ka qenë i qartë që nga dita e parë:

Kam thënë që nga fillimi se qëllimi ynë ishte të punonim fort për të qenë në gjendje të shkruajmë historinë, dhe ky mbetet ende objektivi ynë.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot