Otrant Olympic paralajmëron spektakël në Ulqin kundër Buduçnostit

- Bota Sot

Otrant Olympic paralajmëron spektakël në Ulqin kundër Buduçnostit

Skuadra shqiptare Otrant Olympic nga Ulqini është duke u përgatitur maksimalisht kundër kampionit të ri të Malit të Zi, Buduçnostit të Podgoricës.

Ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin shqiptar që po luftojnë për të siguruar ekzistencën.

Otrant Olympic është në vend të fundit (i dhjeti) me 29 pikë dhe ka dy më pak se i parafundit Jezero dhe Buduçnosti lider me 78 pikë pas javës së 32-t.

Kryetari i klubit Skendo Rexha, një punëtor i madh, paralajmëron spektakël në stadiumin në Ulqin.   

“Spektakël miq të dashur!

Ju ftojmë në ndeshjen e parë të KF Otrant Olympic në stadiumin tonë Olympic të rinovuar!!

A mund të jetë më mirë se sa të hapësh stadium të ri me një ndeshje me kampionin zyrtar të shtetit për sezonin 2024/25 - skuadrën e KF Buduçnosti nga Podgorica!!

Le të përgëzojmë kampionët, ekipin e Buduçnostit, për fitimin e titullit kampion dhe ta zmadhojmë këtë spektakël, të mbushim tribunat dhe të jemi lojtari i dymbëdhjetë për djemtë tanë në luftën për pikë të rëndësishme”, njofton KF Otrant Olympic.



Lexoni të gjitha në Bota Sot