Uzuni: Fitorja është gjëja më e rëndësishme për mua

- Bota Sot

Uzuni: Fitorja është gjëja më e rëndësishme për mua

Austin mori një fitore të rëndësishme ndaj El Pasos.

Skuadra e Uzunit triumfoi me përmbysje 3-2, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ave të “US Open Cup”.

Uzuni barazoi ndeshjen ku El Paso po gëzonte fillimisht avantazhin 0 me 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati golin e dytë në Amerikë.

“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, shkruan Uzuni.

Kujtojmë se Uzuni u afrua në janar tek Austin. Klubi amerikan pagoi 12 milionë euro te Granada.



Lexoni të gjitha në Bota Sot